Të enjten mbyllet segmenti Brezovicë–Prevallë për asfaltim
B.H./RTKlive
Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka bërë të ditur se për shkak të punimeve për asfaltimin e rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë.
Sipas njoftimit, punimet për asfaltimin e një segmenti me gjatësi rreth 1 kilometër e 50 metra janë planifikuar të zhvillohen të enjten, më 9 korrik 2026.
Për të mundësuar realizimin e punimeve në kushte të sigurta, qarkullimi në këtë pjesë të rrugës do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në orën 18:00.
Ministria ka bërë të ditur se mbyllja është e domosdoshme për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik dhe punëtorëve të angazhuar në projekt, si dhe për realizimin cilësor të punimeve.
Qytetarët janë apeluar që gjatë këtij intervali kohor të përdorin rrugë alternative.























