Policia në Mitrovicën e Jugut nis fushatë kundër dhunës në familje
BKT
Foto/Policia e Kosovës /FB
Kosovë

Policia në Mitrovicën e Jugut nis fushatë kundër dhunës në familje

Sh.G|RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka nisur një fushatë vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje, nën moton "Ta ndalojmë së bashku".

Përmes shpërndarjes së fletushkave informuese, policia po sensibilizon qytetarët për format e dhunës në familje, rëndësinë e raportimit dhe mbështetjen institucionale për viktimat.

Policia thekson se dhuna në familje është vepër e dënueshme me ligj dhe u bën thirrje qytetarëve që çdo rast apo dyshim ta raportojnë përmes numrit emergjent 192, në stacionet policore ose përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë".


MË SHUME NGA Kosovë