08:00 / 18.07.2026
Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35°C
N. Mekolli /RTKlive
Mbi vendin tonë të shtunë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 deri në 35 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.























