Ndërron jetë Beqir Beqiri, punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar
BKT
Kosovë

Ndërron jetë Beqir Beqiri, punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar

RTKLive

Është ndarë nga jeta Beqir Beqiri, organizator dhe një nga punëtorët më të kahmotshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku është vlerësuar lart kontributi i tij shumëvjeçar në institucion.

Në njoftimin mortor, Teatri Kombëtar thekson se Beqiri do të kujtohet për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme, duke e cilësuar atë si një koleg të respektuar dhe organizator të devotshëm që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e institucionit.

"Beqir Beqiri do të kujtohet si një njeri i mirë, koleg i respektuar, organizator i përkushtuar dhe punëtor i palodhur, i cili me kontributin e tij të vyer la gjurmë të pashlyeshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës", thuhet në njoftim.

Teatri Kombëtar i Kosovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Beqiri, të afërmve, miqve dhe mbarë komunitetit artistik.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në Varrezat e Prishtinës.


MË SHUME NGA Kosovë