Mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu
BKT
Kosovë

Mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, në disa zona reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 23 deri në 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, 3–9 metra në sekondë, duke sjellë depërtimin e një mase ajrore më të freskët.


MË SHUME NGA Kosovë