Mërgata gjallëron Kamenicën|VIDEO
BKT
Kosovë

Mërgata gjallëron Kamenicën|VIDEO

Zenel Hajrizi/RTK

Kamenica ka marrë një gjallëri të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni përmes organizimit tradicional të Festës Verore. Ky manifestim ka bërë bashkë banorët rezidentë dhe valën e madhe të mërgimtarëve, duke populluar si hapësirat urbane, ashtu edhe ato periferike të kësaj komune.

Kamenica po shënon rritje të gjallërisë kulturore përmes organizimit të "Festës verore", duke bashkuar qytetarët rezidentë dhe mërgatën rreth nostalgjisë për vendlindjen. Si qyteti më ekologjik në vend, ky bashkëpunim forcon lidhjet me diasporën dhe gjallëron jetën shoqërore gjatë sezonit veror.

“Unë përmes poezive të mia mundohem me i pasqyrua gjithë jetën apo nostalgjinë që e kemi edhe rrënjët nga vijmë nga fshati, po edhe këtu në Komunë na respektojnë, na ftojnë qoftë si poet, qoftë si shkrimtar, qoftë si diasporë”, tha Bajram Ibrahimaj, bashkëkombës.

“Neve si qytetar i këtij vendi i mirëpresim të gjithë mërgimtarët, vëllezërit dhe motrat kudo që janë që të na bashkohen në këtë valle të gëzimit edhe të takimit gjithë herë në stinën e verës. Ata janë në vendin e vet dhe çdo gëzim e ndajmë së bashku me ta”, tha Xhemush Biqku, banor rezident i Kamenicës.

 “Festa verore e Kamenicës" gërsheton aktivitete të shumta kulturore e shoqërore që lidhin të kaluarën dhe të tashmen e qytetit. Sipas zyrtarëve të Komunës së Kamenicës këto organizime synojnë të shpalosin trashëgiminë dhe zhvillimin e qytetit për banorët dhe mërgatën.

“Për tri javë gati rresht janë evidentuar, planifikuar dhe po i organizojmë mbi 30 aktivitete që e kapin fushën e kulturës, sportit, rekreacionit, festave këngëve e të gjithëve. Kemi propozime të shumta me i shtua këto aktivitete dhe po besojmë që viteve tjera do të jetë ky summer fest edhe më i pasur”, tha Afrim Dervishi,  nga Drejtoria Komunale për Rini, Kulturë e Sport në Kamenicë.

“Shumë njerëz përveç mërgatës dhe qytetar të tjerë të cilët jetojnë në qytete tjera të Kosovës ata po rikthehen në Kamenicë sepse janë atraktive aktivitet që po zhvillohen çdo ditë në Komunën e Kamenicës. Këtij aktiviteti ia shton edhe pjesa e gjelbër e Komunës tonë që është unike prej Komunave të tjera”, tha Selami Klaiqi,  nga Drejtoria Komunale për Arsim në Kamenicë.

Bashkëkombas nga mërgata, banorët rezident dhe zyrtarë komunal të Kamenicës thonë që dinamizmi i jetës në këtë qytet bën që jo vetëm mbrëmjet e freskëta por edhe ditët e ngrohta të popullojnë jo vetëm hapësirat urbane, por edhe ato periferike ekologjike të kësaj Komune ne vendin tonë. Bashkëkombësit nga mërgata, banorët rezidentë dhe zyrtarët komunalë të Kamenicës thonë se ky dinamizëm i ri po i popullon hapësirat urbane dhe ato periferike ekologjike si gjatë ditëve të ngrohta, ashtu edhe gjatë mbrëmjeve të freskëta

 


MË SHUME NGA Kosovë