Kolona deri në 800 metra në Muçibabë dhe vonesa në Dheu i Bardhë
BKT
Foto arkiv
Kosovë

Kolona deri në 800 metra në Muçibabë dhe vonesa në Dheu i Bardhë

Sh.Çoçaj/RTKlive

(E plotësuar) Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen e fundit të fluksit në pikat e kalimit kufitar, ku disa pika paraqesin pritje dhe kolona të konsiderueshme për automjetet.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:23:49, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku koha e pritjes arrin deri në 60 minuta, ndërsa kolonat në hyrje dhe dalje shkojnë deri në 800 metra.

Ngarkesë e shtuar është evidentuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku automjetet presin rreth 35 minuta në të dy drejtimet. Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 400 metra në hyrje dhe 200 metra në dalje.

Në Hani i Elezit, pritjet janë rreth 20 minuta, me kolona prej rreth 100 metrash në të dy drejtimet. Ndërkohë, në Vërmicë raportohet pritje prej 5–10 minutash në hyrje, me kolonë prej rreth 30 metrash.

Pikat e tjera kufitare paraqiten me fluks të qetë, me pritje minimale prej 3–5 minutash dhe pa kolona të raportuara.

Autoritetet u bëjnë apel udhëtarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe të planifikojnë rrugët alternative në rast të ngarkesave të shtuara.

Kolona të gjata në kufi, Dheu i Bardhë me pritje deri në 90 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen e fundit të fluksit në pikat e kalimit kufitar, ku disa zona raportojnë pritje dhe kolona të theksuara për automjetet.

Sipas të dhënave të përditësuara në ora 20:27:10, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët që udhëtojnë me automjete po përballen me pritje deri në 90 minuta në hyrje dhe rreth 60 minuta në dalje. Në këtë pikë janë krijuar kolona prej rreth 500 metrash në hyrje dhe 300 metrash në dalje.

Ngarkesë e shtuar është evidentuar edhe në pikën kufitare Hani i Elezit, ku koha e pritjes për automjete arrin deri në 25 minuta, ndërsa kolonat janë rreth 100 metra në hyrje dhe dalje.

Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet në dalje arrijnë deri në 45 minuta, me kolonë rreth 400 metra, ndërsa në Vërmicë raportohet pritje më e shkurtër, me rreth 5 deri në 10 minuta në hyrje dhe kolonë rreth 30 metra.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare situata paraqitet më e qetë. Në Bërnjak, Glloboqicë, Jarinje, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit dhe Stançiq, kalimi kryhet me pritje minimale prej rreth 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen për gjendjen në kufi para nisjes dhe, nëse është e mundur, të përdorin pika alternative për të shmangur pritjet e gjata.

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të shtunën pasdite gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Sipas të dhënave të publikuara në orën 15:25, për hyrje në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 300 metra. Për dalje nga Kosova pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Pritje prej 20 minutash në të dy drejtimet janë regjistruar edhe në Han të Elezit, ku kolonat e automjeteve janë rreth 80 metra si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, si Jarinje, Kullë, Merdarë, Muçibabë dhe Vërmicë, pritjet për automjete variojnë nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën e tyre nuk janë raportuar kolona të gjata.

Për automjetet transportuese (kamionët), në të gjitha pikat kufitare pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara.


MË SHUME NGA Kosovë