11:34 / 27.07.2026
Shiu i rrëmbyeshëm në Prizren
Enis Tabak/ RTK
Në Prizren, shiu i rrëmbyeshëm që nisi në orët e hershme të mëngjesit po vazhdon, duke e shtuar herë pas here intensitetin gjatë ditës.
Si pasojë e reshjeve, në disa lagje të qytetit janë krijuar grumbullime uji, ndërsa qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes. Kushtet meteorologjike pritet të vazhdojnë edhe gjatë pjesës së mbetur të ditës.























