18:29 / 12.08.2026
Nesër kufizohet lëvizja automjeteve të transportit të mallrave
Medina Pasoma / RTKlive
Nesër do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.
“ Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë. Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime”, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
























