Ushtrime të FSK-së në Gradicë, Komuna e Drenasit njofton banorët
V.Th / RTKLive
Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se, bazuar në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillohen aktivitete dhe ushtrime ushtarake në disa zona, përfshirë fshatin Gradicë të Drenasit.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe banorët mund të vërejnë lëvizje të shtuar të pjesëtarëve dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillimin e ushtrimeve dhe operacioneve të ndryshme ushtarake.
Komuna ka bërë të ditur se aktivitetet janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së dhe nuk paraqesin rrezik për popullatën civile.
Banorët e Gradicës dhe zonave përreth janë ftuar të jenë të informuar dhe të mos shqetësohen nga prania dhe lëvizjet e shtuara të pjesëtarëve dhe automjeteve të FSK-së.























