10:33 / 15.09.2026
Prishtina do të udhëheqë Rrjetin e Qyteteve të Ballkanit B40 në vitin 2027
Sh.G|RTKlive
Kryeqyteti i Kosovës ka marrë ftesën zyrtare nga kryetari i Zagrebit, Tomislav Tomasheviq, për të marrë Presidencën e B40 Balkan Cities Network për vitin 2027.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili njoftoi se Samiti i B40 do të mbahet në Prishtinë në janar të vitit të ardhshëm.
Mbështetje zyrtare për këtë drejtim ka shprehur edhe Qyteti i Sarajevës. Sipas Ramës, ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Prishtinës si pikë takimi për dialogun, bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonat.























