Podujeva organizon “Ditën e Pastrimit”
BKT
Kosovë

Podujeva organizon “Ditën e Pastrimit”

Sh.G|RTKlive

Komuna e Podujevës do të organizojë të premten, më 18 shtator, aksionin “Dita e Pastrimit”, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit.

Sipas njoftimit të Komunës, aksioni do të nisë në orën 10:00, ndërsa pikëtakimi për pjesëmarrësit do të jetë Sheshi “Ali Ajeti” në qytet.

Komuna ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aksionit, me qëllim të kontribuimit për një mjedis më të pastër.

Aksioni organizohet nga Komuna e Podujevës, përmes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim.


MË SHUME NGA Kosovë