10:26 / 18.09.2026
Komuna e Prishtinës: Vonesa në transportin publik për shkak të protestes
V.Th / RTKLive
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se, për shkak të protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik.
Sipas njoftimit, linjat që qarkullojnë në zonat ku do të ketë kufizime të trafikut mund të mos funksionojnë sipas orarit të rregullt.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim deri në normalizimin e qarkullimit.























