Fushë-Kosovë: Masa të reja për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave
Sh.G|RTKlive
Komuna e Fushë-Kosovës ka ndërmarrë masa të reja për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se së bashku me ekipet e angazhuara në terren, po përcjell nga afër procesin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së pikave të grumbullimit të mbeturinave në territorin e komunës.
Sipas njoftimit, intervenimet kanë për qëllim që grumbullimi i mbeturinave të bëhet në mënyrë më të rregullt, ndërsa pikat e grumbullimit të mirëmbahen në vazhdimësi.
Puna në terren po vazhdon në disa lokacione, me synim përmirësimin e kushteve të pastërtisë dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike për qytetarët.
Komuna ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar në përdorimin e pikave të grumbullimit të mbeturinave, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi më të pastër dhe më të mirëmbajtur.























