10 të rinj përfitojnë bursa për akademinë e zhvillimit të softuerit
BKT
Kosovë

10 të rinj përfitojnë bursa për akademinë e zhvillimit të softuerit

E.Hoti/RTKlive

Dhjetë të rinj kanë përfituar bursa për të ndjekur një akademi katërmujore në fushën e zhvillimit të softuerit, në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Rinisë.

Bursat janë ndarë nga Ministria e Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me BONEVET Prishtina dhe Sogody, pas punëtorisë “Software Development”, në të cilën morën pjesë 17 nxënës të shkollës “Gjin Gazulli”.

Gjatë punëtorisë, nxënësit patën mundësi të njihen më nga afër me programimin, zhvillimin e softuerit dhe rëndësinë e shkathtësive digjitale.

“Përmes bursave, përfituesve u mundësohet zhvillimi i mëtejmë i njohurive dhe shkathtësive praktike e profesionale në një prej fushave me rëndësi të veçantë për tregun bashkëkohor të punës”, thuhet në njoftim.

Sipas organizatorëve, Muaji i Rinisë vazhdon të sjellë mundësi konkrete për të rinjtë, nga përvoja e parë, te aftësimi dhe zhvillimi profesional.


MË SHUME NGA Kosovë