Fushë-Kosova shënon Ditën Botërore të Pastrimit me aksion në hapësirat publike
BKT
Kosovë

Fushë-Kosova shënon Ditën Botërore të Pastrimit me aksion në hapësirat publike

G.K/RTKlive

Komuna e Fushë-Kosovës, në bashkëpunim me NPL “Fushë Kosova” Sh.A. dhe shkollat e komunës, ka realizuar një aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit.

Në këtë aksion morën pjesë kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, kryeshefi ekzekutiv i NPL “Fushë Kosova” Sh.A., Ekrem Berjani, si dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku.

Sipas NPL “Fushë Kosova”, të pranishmit përcollën nga afër aktivitetet që u zhvilluan në terren gjatë aksionit.

“Në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, sot NPL ‘Fushë Kosova’ Sh.A., së bashku me Komunën e Fushë-Kosovës dhe shkollat e komunës, realizuan një aksion të përbashkët për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike”, thuhet në njoftim.

NPL “Fushë Kosova” ka theksuar se përmes bashkëpunimit të institucioneve, ndërmarrjes publike dhe komunitetit shkollor synohet të kontribuohet për një mjedis më të pastër dhe më të rregullt.

“Përmes bashkëpunimit të institucioneve, NPL-së dhe komunitetit shkollor, vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis më të pastër, më të rregullt dhe më të kujdesshëm ndaj hapësirave që na përkasin të gjithëve”, thuhet më tej.

Edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve dhe qytetarëve në mirëmbajtjen e qytetit.

“Me pjesëmarrjen e institucioneve dhe qytetarëve, kujdesi për qytetin bëhet përgjegjësi e përbashkët”, ka bërë të ditur Komuna. 


MË SHUME NGA Kosovë