Bllokohet përkohësisht një pjesë e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë
BKT
Kosovë

Bllokohet përkohësisht një pjesë e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë

V. Th. / RTKLive

KRU “Gjakova” ka njoftuar se të mërkurën, më 23 shtator, do të zhvillojë punime në rrugën “Nënë Tereza”, në afërsi të Çerdhes së Devës, në qendër të Gjakovës.

Sipas njoftimit, gjatë realizimit të punimeve do të bllokohet përkohësisht një pjesë e trasesë së rrugës, ku do të ndërtohet një pusete e kanalizimit.

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se kjo ndërhyrje synon të zgjidhë problemet me kanalizimin për banorët e kësaj zone.

Bllokimi i rrugës pritet të zgjasë 24 orë.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.


MË SHUME NGA Kosovë