UNDP e Komuna e Fushë Kosovës bashkojnë forcat për zhvillimin e bizneseve lokale
BKT
Kosovë

UNDP e Komuna e Fushë Kosovës bashkojnë forcat për zhvillimin e bizneseve lokale

E.Hoti/RTKlive

Komuna e Fushë Kosovës, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka nisur zbatimin e Programit “In Motion”, që synon fuqizimin e bizneseve të vogla dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.

Në kuadër të pilotimit të parë të programit në Fushë Kosovë, janë përzgjedhur 14 biznese. Ato do të përfitojnë këshillim individual, mentorim dhe mbështetje praktike, të përshtatur me nevojat dhe sfidat e tyre.

“Në sesionin e parë informues morën pjesë Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Pranvera Merovci, përfaqësues të UNDP-së dhe bizneset e përzgjedhura”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës, përmes këtij programi synohet krijimi i mundësive të reja për rritjen e bizneseve, përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë