22:31 / 16.10.2026
Punimet në rrugën `Dardania` drejt përfundimit
Sh.G|RTKlive
Punimet në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë po shkojnë drejt përfundimit, katër muaj para afatit të përcaktuar me planin dinamik, ka bërë të ditur Komuna e Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit të komunës, projekti përfshin rregullimin e rrugës, trotuareve, hapësirave të gjelbra, si dhe vendosjen e shenjëzimit të ri rrugor.
Investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të sigurta e më funksionale për qytetarët.
Komuna ka njoftuar gjithashtu se vitin e ardhshëm do të vazhdojnë punimet në segmentin e dytë të rrugës.
Përmes këtij projekti, Komuna e Fushë Kosovës synon të vazhdojë investimet në infrastrukturë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.























