Qytetarët përjetojnë sfidat e personave të verbër në “Tendën e errët” |Video
Fatos Cërvadiku/RTK
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, është organizuar aktiviteti “Tenda e errët”, me qëllim që qytetarët të përjetojnë për pak çaste sfidat me të cilat përballen personat e verbër dhe ata me dëmtime në shikim. Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë të përcjellin mesazhin për një shoqëri pa barriera, ku të gjithë kanë mundësi të barabarta
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, aktiviteti “Tenda e errët” u ofroi qytetarëve mundësinë të përjetojnë për pak çaste sfidat me të cilat përballen personat e verbër dhe ata me dëmtime në shikim.
Sipas organizatorëve, tenda e errët synon të përcjellë një mesazh të fuqishëm, për një shoqëri pa barriera e krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Ndër tjerash, ky aktivitet u tha se shërben për ndërgjegjësimin e publikut mbi të drejtat, nevojat dhe kontributin e personave të verbër dhe me dëmtime në shikim.























