07:30 / 29.10.2026
Sot vazhdon protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara
N.M. /RTKlive
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban sot, në orën 16:00, protestën kombëtare në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat dhe bllokimin e institucioneve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.























