Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë
BKT
Lajme

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë

V.Th / RTKLive

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Votimi u përsërit pasi në tentimin e parë nuk kishte kuorum.

Pas votimit, kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, konfirmoi miratimin e projektligjit me numër 11/L-020.

Ajo bëri të ditur se Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, në cilësinë e komisionit përgjegjës raportues, si dhe komisionet e përhershme, do ta shqyrtojnë projektligjin dhe do t'ia paraqesin Kuvendit raportet me rekomandime.


MË SHUME NGA Lajme