Inspektorati i Tregut në terren gjatë Black Friday, mbikëqyren shitjet me zbritje
BKT
Ekonomi

Inspektorati i Tregut në terren gjatë Black Friday, mbikëqyren shitjet me zbritje

E.Hoti/RTKlive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka angazhuar shtatë ekipe kujdestare të Inspektoratit Qendror të Tregut për të mbikëqyrur shitjet gjatë ditës së Black Friday në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të MINTI-t, ekipet mbikëqyrëse janë në terren edhe gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të rregullave të tregtisë.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve, duke kontrolluar nëse në arkë paguajnë çmimin e promovuar me zbritje dhe duke kërkuar kupon fiskal për çdo blerje.

“Konsumatorët mund t'i adresojnë ankesat e tyre përmes numrit kujdestar të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, në platformën Viber:+383 46 311 000”, thuhert në njoftim.

MINTI ka bërë të ditur se të gjitha ankesat e bazuara do të trajtohen menjëherë nga ekipet kujdestare të Inspektoratit Qendror të Tregut.


MË SHUME NGA Ekonomi