Në Gjakovë hapet ekspozita me veprat artistike të Mentor Kaçit
BKT
Kulturë

Në Gjakovë hapet ekspozita me veprat artistike të Mentor Kaçit

RTKlive

Në Galerinë e Arteve në Gjakovë është hapur sonte ekspozita “Kur ngjyrat bëhen qëndresë”, përmes së cilës është prezantuar një dimension tjetër i veprimtarisë së patriotit nga Gjakova, Mentor Kaçi – ai artistik.

Komuna e Gjakovës, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar kontributin e Kaçit për atdheun dhe veprimtarinë e tij artistike.

“Mentorin e kemi njohur për patriotizmin dhe kontributin e tij për atdheun. Në prag të 28 Nëntorit, ishte ndjenjë e veçantë që, së bashku me artdashës, të shohim nga afër veprat e tij artistike”, thuhet në njoftim.

Komuna ka theksuar se Mentor Kaçi ka lënë pas vetes një shembull të dashurisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.

“Ka njerëz që kontributin e tyre e japin në kohë të caktuara, por gjurmët që lënë i tejkalojnë kohët. I tillë ishte Mentori. Ai la pas vetes një shembull të dashurisë për atdheun dhe përkushtimit ndaj tij. Lavdi jetës dhe veprës së Mentor Kaçit!”, thuhet në postimin e Komunës së Gjakovës. 


MË SHUME NGA Kulturë