10:36 / 28.11.2026
Aktori Astrit Kabashi fiton çmimin “Bekim Fehmiu” nëBeograd
RTK
Aktori kosovar Astrit Kabashi ka fituar çmimin “Bekim Fehmiu” për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit Autorial në Beograd.
Kabashi ka njoftuar për këtë vlerësim përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur kënaqësinë dhe nderin për çmimin e marrë.
Ky vlerësim mban emrin e aktorit të njohur Bekim Fehmiu, një prej figurave më të rëndësishme të artit dhe kinematografisë shqiptare e jugosllave. Çmimi për Kabashin përbën një tjetër vlerësim për punën e tij në fushën e aktrimit.






















