Mehmeti në Vjenë: Diaspora ka potencial të madh për të investuar në Kosovë
BKT
Ekonomi

Mehmeti në Vjenë: Diaspora ka potencial të madh për të investuar në Kosovë

A.B/RTKLive

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti, ka marrë pjesë në shënimin e 28 Nëntorit në Vjenë, në një takim me bashkatdhetarë dhe ndërmarrës të diasporës.

Mehmeti ka theksuar potencialin e diasporës për të investuar në Kosovë, duke përmendur mundësitë në zonat industriale, Fondin Kosovar për Garanci Kreditore përmes Dritares për Investime të Diasporës dhe Ligjin për Investime të Qëndrueshme.

Ai ka vlerësuar interesimin e bashkatdhetarëve për të investuar në Kosovë, si dhe ka falënderuar Rrjetin e Bizneseve Shqiptare të Diasporës për organizimin e takimit.


MË SHUME NGA Ekonomi