Digjet një veturë afër fshatit Llugagji të Lipjanit
BKT
Kronika

Digjet një veturë afër fshatit Llugagji të Lipjanit

Një veturë është djegur në magjistrale afër fshatit Llugagji në lokacionin për Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se nuk ka të lënduar nga djegia e veturës.

“Është djegur një veturë në magjistrale tek t Llugagji në lokacionin për Lipjan. Ekipet e zjarrfikësve dhe njësitet policore kanë dal në vend të ngjarjes. Raportohet që nuk ka persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit njëherë nuk dihen, ndërsa janë duke u kryer procedurat e nevojshme”, ka thënë Hoxha.


MË SHUME NGA Kronika