Pogradec, 45-vjeçari kapet me drogë në makinë
BKT
Kronika

Pogradec, 45-vjeçari kapet me drogë në makinë

Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi u kap me 9 kg kanabis në makinë.

45-vjeçari, i identifikuar si B.B, u kap në flagrancë gjatë kontrollit të policisë në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

"Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në  mjetin e tij  në aksin rrugor Pogradec-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa", njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme./oranews/


MË SHUME NGA Kronika