10:07 / 18.04.2019
Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Komoran të Drenasit.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Detajet më të hollësishme rreth aksidentit do të publikohen më vonë.Telegrafi























