11:21 / 18.04.2019
Arrestohen tre persona në Klinë për armëmbajtje pa leje
Në fshatin Dobërdol të Klinës janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K/Shqiptare, pasi që nga të dyshuarit janë konfiskuar një armë AK-47 me një karikator, dhe një revole e kalibrit 6.35 mm”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.























