11:29 / 18.04.2019
Aksident në Vushtrri, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dobërllukë në Vushtrri.
I dyshuari mashkull K/Shqiptar, duke drejtuar kamionin në mënyrë të pasigurt ka goditur automjetin me targa vendore, si pasojë e aksidentit tre viktima meshkuj K/Shqiptar, kanë pësuar lëndime trupore.
Nuk raportohet për të arrestuar.























