11:57 / 18.04.2019
Shpërthim në Fushë Krujë
Rreth mesnatës në qytetin e Fushë Krujës një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën hyrëse të një mobilierie, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
“Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilierinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të shumta materiale.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./tch/























