14:23 / 19.04.2019
Abuzoi seksualisht me të miturën, kërkohet paraburgim
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet.
Personi i dyshuar S.S., ka qenë në arrati që nga 12.04.2019, kurse i njëjti është ndaluar dje me urdhër të prokurorit.
Ndërkonë, Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot do të mbaj seancë dëgjimore për shqyrtimin e masës për caktimin e paraburgimit, të propozuar nga prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.























