12:41 / 24.04.2019
Pejë, sulmon ish-bashkëshorten - arrestohet i dyshuari
Në Pejë, dje një i dyshuar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar, fyer dhe kanosur ish-bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”.
“Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.























