Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
BKT
Kronika

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur.

Në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshortën e tij.

Si pasojë e kësaj,  viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktimë e dhunës në familje nga burri i saj ishte edhe një grua në Skënderaj.

Edhe ajo pësoi lëndime teksa u dërgua për tretman mjekësor në spital.

Pas rastit ajo është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika