10:17 / 28.04.2019
Të miturit ia vjedhin telefonin pastaj e therin me thikë
Dy të mitur të komunitetit egjiptian janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit me forcë i kanë vjedhur një telefon mobil dhe më pas me një thikë e kanë therur një të mitur shqiptar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa, telefoni i vjedhur i është kthyer viktimës.























