Qëlloi në ajër me kallashnikov, arrestohet i riu në Shkodër
BKT
Kronika

Qëlloi në ajër me kallashnikov, arrestohet i riu në Shkodër

Bashkëpunimi me qytetarët ka çuar në pranga një tjetër person për armëmbajtje pa leje.

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin P. I. 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër,  ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

"Menjëherë janë dërguar shërbimet e Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit kallashnikov" thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./oranews/


MË SHUME NGA Kronika