10:01 / 13.05.2019
Aksident i rëndë, humb jetën një 18 vjeçar në Tetovë
Aksident i rënde ka ndodhur në Tetovë si pasojë një 18 vjeçar ka humbur jetën.
Jozyrtarisht dy makina të tipit Audi dhe Renualt kanë bërë garë dhe të dyja makinat kanë humbur kontrollin duke përfunduar kështu në një park në lagjen 160 në Tetovë, ku janë përplasur me pemët.
Siç mëson Alsat, në aksidentin tragjik ka edhe persona tjerë të lënduar, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë i personave që kanë pësuar nga aksidenti.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të policisë, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikës.























