13:01 / 17.05.2019
Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Pejë një person të dyshuar pasi që i njëjti pas një konflikti verbal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër e komunitetit egjiptian ndërsa ka sulmuar fizikisht edhe viktimën tjetër mashkull, po ashtu i komunitetit egjiptian, duke e goditur me tytën e revoles.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një revole me 13 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.























