10:43 / 24.05.2019
Fier, lëndohen 3 të mitur në aksident, drejtues i makinës një 15-vjeçar
Një aksident me pasojë lëndimin e tre 15-vjeçarëve ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “Kraps”, në Fier.
Policia ka bërë të ditur se shtetasi A.A, 15 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç banues në Kraps, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta./a2news/























