12:41 / 25.05.2019
Goditet me veturë një këmbësor në Prishtinë
Një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00, në fshatin Bardhosh-Prishtinë.
Sipas raportit, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar ne QKUK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.























