16:37 / 01.06.2019
Konflikt mes dy kushërinjve – plagoset njëri
Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mes dy kushërinjve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.
Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Top Channel























