12:47 / 02.06.2019
Tentim vrasje në Shtërpcë, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Shtërpcë, pasi që i njëjtit pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka tentuar të vras viktimën mashkull.
Policia thotë se është konfiskuar një armë e gjatë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























