14:13 / 02.06.2019
Ndalohet me marihuanë, arrestohet një 22 vjeçar
Një person është arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit, pasi në veturën e tij është gjetur një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit ‘marihuanë’, me peshë 869.6 gram.
Sipas Policisë, i arrestuar është një 22 vjeçar me inicialet I.S.
“Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë (DHTN), së bashku me njësitet e Stacionit Policor në Deçan, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të gjykatës themelore në Pejë, kanë bërë kontroll-bastisje në pronën e të dyshuarit, por gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar hetimet e mëtutjeshme nga Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë”, thuhet në komunikatën e Policisë.























