20:19 / 02.06.2019
Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, pesë të lënduar
Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazeta Blic, se pesë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Te njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.























