12:20 / 03.06.2019
Vjedhin pyllin në Pejë, policia konfiskon kamionin me drunj
Policia e Kosovës njofton se njësiti patrullues në Pejë ka ndaluar kamionin me targa lokale të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti po transportonte trupa bredhi pa dokumente përcjellëse.
Sipas raportit policor, kamioni me drunjtë është konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























