12:38 / 10.06.2019
I gjuan fishekzjarrë para shtëpisë, arrestohet
Policia raporton se ka arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti ka shkrepur mjete piroteknike para shtëpisë së një personi duke i shqetësuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arben Isufi”, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.























