13:01 / 10.06.2019
Rrah femrën, sulmon edhe Policinë
Policia njofton se ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Qemal Stafa”, në Prishtinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një femër.
I dyshuari pas arrestimit ka fyer dhe ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.























