Vodhi një veturë në Prizren, dënohet me një vit burg dhe 500 euro gjobë
Sharr Travel

Vodhi një veturë në Prizren, dënohet me një vit burg dhe 500 euro gjobë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë.

Të akuzuarin me iniciale A.K.nga Prizreni,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind ) euro,

Me datën 10.12.2014, rreth orës 13.00, në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëkryerje, shfrytëzon momentin e volitshëm, në atë mënyrë që me forcë dhe me mjetë të fortë hapin veturën e të dëmtuarit me iniciale E.H. ku nga aty marrin sende me vlerë, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.