12:19 / 12.06.2019
Humb jetën minatori në Librazhd
Një minator ka humbur jetën në Librazhd ndërsa është aksidentuar me makinerinë e punës.
Viktima është shtetasi H.V., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash,Librazhd.
"Ai ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makineri të punës, i cili ishte punëtor në një minierë" thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews/























